Ndërlidhjet

Saudia e rrit prodhimtarinë e naftës



Arabia Saudite raportohet e ka rritur prodhimtarinë e naftës për 700 mijë fuçi në ditë.

Agjencia Reuters citoi një burim të industrisë së naftës në mbretëri, të ketë thënë se vendi tash prodhon më shumë se 9 milionë fuçi në ditë.

Çmimet e naftës janë rritur shkaku i përkeqësimit të gjendjes në Libi, por Arabia Saudite pat njoftuar se do ta shtojë prodhimtarinë për ta mbuluar mungesën e furnizimit.
XS
SM
MD
LG