Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Presim bisedime të vështira me Prishtinën


Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq, ka vlerësuar se bisedimet me Prishtinën do të jenë të vështira dhe mjaft të gjata sa për t'i zgjidhur çështjet më të rëndësishme.

"Çdo çështje ka nivelin e lartë të vështirësisë për t'u zgjidhur dhe nuk duhet pasur pritje jorealiste. Ato do të jenë bisedime të vështira, që do të kenë rënie e ngritje dhe do të zgjatin aq sa të mund t'i zgjidhim problemet më të rëndësishme", ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Stefanoviq ka shtuar se fillimisht do të shqyrtohen çështjet që më së shumti i rëndojnë njerëzit në Kosovë, siç janë "çështjet e lirisë së lëvizjes, shfrytëzimi i telefonisë celulare, energjisë elektrike, targave të makinave dhe personave të zhdukur".

Duke komentuar emërimin e zv/kryeministres Edita Tahiri si shefe të ekipit të Kosovës, Stefanoviq ka thënë se ajo është negociatore me përvojë dhe prandaj pritet të jepet mundësia "për zbatimin e plotë të asaj që do të biem dakord".

Sipas tij, bisedimet Prishtinë-Beograd "mund të fillojnë në gjysmën e parë të marsit në Gjenevë".
XS
SM
MD
LG