Ndërlidhjet

Franca kujton aktoren Ani Zhirardo



Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Ani Zhirardo, aktorja më e njohur franceze.

Zhirardo vuante nga sëmundja e Alchajmerit.

Me një natyrë entuziaste që duket se nuk u zbeh kurrë, Zhirardo i përfitoi zemrat e dashamirëve të filmit dhe teatrit në Francë.

Ish ministri i kulturës, Zhak Lang, e quajti "legjendë", ndërsa regjisori Klod Lelush tha se ajo në skenë ishte e barabartë me këngëtaren e madhe, Edit Piaf.

Zhirardo luajti me aktorin Alen Delon në filmin e Lukino Viskontit "Roko dhe vëllezërit e tij" në vitin 1960.

Gjatë karrierës, Ani Zhirardo ka luajtur në më shumë se 100 filma.
XS
SM
MD
LG