Ndërlidhjet

Policia sulmon protestuesit në Oman



Trupat qeveritare në Oman kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë turmat që kërkojnë vende pune dhe reforma politike. Protestat janë zhvilluar në qytetin port të Soharit.

Sohari është qendra kryesore industriale në Oman, derisa prej katër ditësh qyteti është përfshirë nga protestat. Të dielën gjashtë persona janë vrarë kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve që po qëllonin me gurë.

Omani drejtohet nga Sulltani Kabus bin Said prej katër dekadash.
XS
SM
MD
LG