Ndërlidhjet

Klinton: Kërcënohen minoritetet në Lindjen e Mesme



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se të krishterët dhe pakicate tjera fetare në Lindjen e Mesme janë të kërcënuara, dhe kanë nevojë për ndihma teksa i braktisin shtëpitë për t'i ikur shtypjes.

Klinton nuk tha se sa njerëz mund të jenë prekur, por nënvizoi se pakicat në disa vende po përjetojnë më shumë përndjekje.

Ajo i tha Komitetit për Politikë të Jashtme se janë në rritje sulmet kundër të krishterëve dhe sektave myslimane në Afrika Veriore deri në Azinë jugore.
XS
SM
MD
LG