Ndërlidhjet

Galliano largohet nga puna për shkak të komenteve antisemite


Disenjatori shumë i njohur, Xhon Galliano, është larguar nga puna nga kompania franceze Kristian Dior, pas komenteve të dyshuara antisemite.

Disenjatori britanik ishte shkarkuar dje, pasi në një video të paraqitur në Internet, shihej duke i keqtrajtuar njerëzit në një restorant në Paris me komente antisemite dhe duke thënë se “ai e do” diktatorin nazist, Adolf Hitler.

Shefi i Diorit, Sidni Toledano, tha se sjellja e Gallianos ishte e “neveritshme” dhe se ai e dënon “fuqishëm” atë.

Një avokat i disenjatorit 50 vjeçar, Xhon Galliano, i ka hedhur poshtë akuzat.

Galliano ishte disenjatori më i mirë i kompanisë Krisitian Dior, për 15 vitet e kaluara. Ai konsiderohej si njëri nga kreatorët më të talentuar të idustrisë së modës.
XS
SM
MD
LG