Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet ministri i pakicave


Ministri për pakica fetare në Pakistan është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur.

Shabhaz Bhati, ministri i vetëm i krishterë në Qeverinë pakistaneze, kërcënohej nga militantët islamikë për shkak të deklaratave kundër ligjit për blasfemi. Ky i fundit parasheh dënimin me vdekje për fyerje të Islamit.

Muaj më parë, guvernatori i provincës Punxhab është vrarë nga truproja e tij, i cili ka thënë se ishte i zemëruar me kundërshtimet që i bëhen po këtij ligji.

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Shabhaz Bhatit.
XS
SM
MD
LG