Ndërlidhjet

Karzai: Afganët dhe perëndimorët në kontakt me talibanët



Presidenti Hamid Karzai tha se qeveria e Afganistanit dhe përkrahësit e saj perëndimorë, kanë pasur kontakte me militantët talibanë në përpjekje për të siguruar një përfundim të negociuar të konfliktit afgan.

Karzai tha se qeveria e tij ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me disa pjesëtarë të talibanëve.

Ai tha se përfaqësues amerikanë dhe britanikë gjithashtu kanë qenë të përfshirë në kontaktet me talibanët, por jo domosdoshmërisht me njerëzit e njëjtë, me të cilët ka folur qeveria afgane.
XS
SM
MD
LG