Ndërlidhjet

Turqi: Protesta kundër arrestimit të tetë gazetarëve


Mijëra njerëz kanë demonstruar sot në Turqi kundër arrestimit të tetë gazetarëve, në rastin, i cili ka shkaktuar shqetësim te qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e mediave.

Anëtarë të sindikatave, të partive politike, grupe joqeveritare, e të tjerë, iu bashkuan qindra gazetarëve në Stamboll dhe në Ankara, duke brohoritur parulla për liri të shtypit.

Tetë gazetarët janë arrestuar dje, së bashku me dy persona të tjerë, për lidhje të dyshuara për një komplot.

Njëherësh, autoritetet e Turqisë kanë vazhduar ofensivën kundër faqeve të Internetit, duke shkaktuar shqetësime të mëtejshme për cenzurë.
XS
SM
MD
LG