Ndërlidhjet

Nafta, çmim rekord


Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet, për shkak të intensifikimit të luftimeve në Libi.

Nafta e papërpunuar për muajin prill u shtrenjtua për 2.51 dollarë dhe në bursën tregtare të Nju Jorkut kap vlerën prej 104.42 dollarësh për fuçi.

Ky është çmimi më i lartë në tregun e Shteteve të Bahskuara që nga shtatori i vitit 2008.

Në zhvillime të tjera, vlera e dollarit amerikan ka rënë, ashtu si edhe aksionet e tregjeve botërore, ndërsa ari dhe argjendi kanë përmbyllur javën me rritje.

Shumica e prodhimit të naftës në Libi është mbyllur, për shkak të përleshjeve mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG