Ndërlidhjet

Paris: Zhak Shirak para gjyqit



Sot në Paris pritet të fillojë gjykimi i ish presidentit të Francës, Zhak Shirak.

Kjo është e para herë në Francën moderne që një ish president të dalë para gjyqit.

Shirak akuzohet për krijimin e vendeve të rreme të punës, në mënyrë që të përfitojë paratë e qytetit në kohën kur ishte kryebashkiak i Parisit në fillim të viteve të 1990-ta.

Nëse shpallet fajtor, 78 vjeçari Shirak mund të dënohet deri në 10 vjet burg dhe 150 mijë euro gjobë.
XS
SM
MD
LG