Ndërlidhjet

Obama e paralajmëron Gadafin



Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s po i konsiderojnë opsionet ushtarake kundër Libisë, teksa ajo ushtron dhunë ndaj civilëve.

Obama tha se Moamer Gadafi dhe rrethi i tij do mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj civilëve.

Shtëpia e Bardhë tha se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë armatimi i kryengritësve, megjithëse Departamenti i Shtetit tha se një hap i tillë do të ishte ilegal përderisa nuk modifikohej apo hiqej embargoja e armëve e OKB-së.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, tërhoqi vërejtjen se veprimi duhet të merret vetëm me mbështetje ndërkombëtare.

Shefi i NATO-s, Anders Fog Ramusen e theksoi nevojën për autorizim nga Kombet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se është kundër intervenimeve ushtarake nga jashtë. Ai tha se libianët "duhet vetë t'i zgjidhin problemet e tyre".

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se një milion njerëz janë larguar nga vendi apo janë zhvendosur. OKB bëri thirrje për 160 milionë dollarë ndihma në tre muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG