Ndërlidhjet

Bajden mbështet anëtarësimin e Rusisë në OBT



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden i ka filuar bisedimet me udhëheqësit e Kremlinit, të cilët i ka siguruar se Uashingtoni e mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Komentet e tij në takimin me zv/kryeministrin Igor Shuvalov, u bënë pasi ata morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë ajrore ruse Aeroflot dhe prodhuesit amerikan të aeroplanëve, Boeing.

Marrëveshja parasheh që Aeroflot të blejë tetë aeroplanë Boeing-777 në vlerë prej 2.2 miliarda dollarë.

Bajden do takohet sot edhe me presidentin Dimitri Medvedev, me të cilin pritet të diskutohet gjendja në Libi dhe planet amerikane për sistemin e mburojës raketore në Evropë.

Të enten Bajden do të takohet me kryeministrin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG