Ndërlidhjet

Franca njeh Këshillin Kombëtar të Libisë


Zyra e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, tha se Franca ka njohur Këshillin Kombëtar të kryengritësve libianë si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë. Parisi është bërë vendi i parë që ka ndërmarrë një hap të tillë.

Presidenca franceze tha se do të dërgojë ambasadorin në Bengazi dhe do të pranojë të dërguarin e Libisë në Paris.

Njoftimi vjen pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ndërkohë, ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë bisedime të ndara mbi opsionet ushtarake në Libi, përfshirë dhe zonën e nalim fluturimit.

Rusia, njëra nga furnizueset kryesore me armë të regjimit të Gadafit, sot ka ndaluar të gjitha shitjet e armëve në Libi, duke pezulluar çdo kontratë.

Megjithatë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ndërhyrja ushtarake në Libi do të ishte e papranueshme dhe se diskutimet për zonën e ndalim fluturimit janë të parakohshme.
XS
SM
MD
LG