Ndërlidhjet

Rusia përshëndet dialogun Prishtinë-Beograd


Rusia ka përshëndetur bisedimet direkte mes Beogradit dhe Prishtinës si mënyrë të vetme “për të zgjidhur problemin e Kosovës”.

“Ne e mirëpresim nisjen e dialogut. Jemi të bidnur se zgjidhja e qëndrueshme e problemit të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është e mundur vetëm përmes negociatave”, ka deklatuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandar Llukasheviq.

Ai u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë për qëllim sigurimin e paqes dhe të rendit, ndërsa janë “e vetmja alternativë për hapat e njëanshëm që bien ndesh me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG