Ndërlidhjet

Karzai i kërkon NATO-s të ndalojë operacionet


Presidenti afgan, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje trupave ndërkombëtare “të ndalojnë operacionet në Afganistan”.

“Ne jemi popull shumë tolerant, por toleranca jonë ka marrë fund”, ka thënë Karzai.

Ai disa herë ka kërkuar nga trupat e NATO-s të shmangin vdekjet e civilëve, të cilat besohet se kanë pësuar rritje.

Por, raporti i fundit i OKB-së thekson se kryengritësit janë përgjegjës për tre të katërtat e këtyre vrasjeve.
XS
SM
MD
LG