Ndërlidhjet

Filip Krouli jep dorëheqje


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi e ka quajtur “të marrë” trajtimin që i ka bërë Pentagoni ushtarit amerikan, të akuzuar për rrjedhjen e dokumenteve sekrete.

“Duke pasur parasysh ndikimin e fjalëve të mia, për të cilat marr përgjegjësi të plotë, unë kam paraqitur dorëheqjen time si ndihmëssekretar i shtetit për çështje publike dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit”, thuhet në deklaratën e Kroulit.

Ky i fundit kishte thënë se trajtimi që i bëhet ushtarit Bredli Maning është "qesharak, kundërproduktiv dhe i marrë".

Maning dyshohet se ka nxjerrë qindra dokumente sekrete të Qeverisë amerikane, të cilat më vonë u publikuan nga WikiLeaks-i.
XS
SM
MD
LG