Ndërlidhjet

Algjer: Policia me gaz lotsjellës kundër protestuesve


Në kryeqytetin e Algjerisë policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa dhjetëra protestues të rinj.

Demonstrantët e bllokuan hyrjen lindore në kryeqytet, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira jetësore, transmetoi Reuters.

Policia tha se reagoi me gaz lotsjellës ndaj afro 300 demonstrantëve, të cilët kishin hedhur gurë dhe kokteje molotovi, por megjithatë protesta ka vazhduar.
XS
SM
MD
LG