Ndërlidhjet

logo-print

Bahrejn: Orë policore pas përleshjeve të policisë me protestues


Në Bahrejn është shpallur orë policore, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë, nga të cilat së paku pesë vetë u vranë e shumë të tjerë u plagosën.

Gjatë ditës së djeshme, forcat e sigurisë e morën kontrollin ndaj kampit të protestuesve, në një shesh të kryeqytetit, Manama, që ishte qendër e protestave disajavëshe të shiitëve, që kërkonin përfundimin e mbretërisë së udhëhequr nga sunitët.

Mjekët në spitalin kryesor thanë se objekti i tyre ishte marrë nga forcat e sigurisë, kështu që kjo gjë i komplikon përpjekjet për trajtimin e të plagosurve.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka thirrë Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite dhe Mbretin Hamad bin Isa Khalifa të Bahrejnit, për të shprehur shqetësim të thellë lidhur me dhunën.
XS
SM
MD
LG