Ndërlidhjet

Topi: Shqipëria e inkurajon dialogun Kosovë-Serbi



Presidenti Bamir Topi është shprehur se Shqipëria e inkurajon dialogun e filluar ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Shqipëria inkurajon bisedimet mes Kosovës e Serbisë gjithmonë nisur nga respektimi i integritetit të secilit vend. Shqipëria nuk ka paragjykime për vendet e rajonit, pra dëshirojmë që marrëdhëniet tona të shtrihen në të gjitha vendet, përfshi dhe Serbinë", ka thënë presidenti Topi.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Georgi Ivanov.

"Diskutuam edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe shpreh pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i saj do krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë”, u shpreh Topi.
XS
SM
MD
LG