Ndërlidhjet

Japoni, vazhdon lufta me krizën bërthamore


Japonia vazhdon të luftojë me krizën bërthamore dhe humanitare që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë.

Ekipet po punojnë për rivendosjen e lidhjeve elektrike në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor Fukushima, ndërsa vazhdon derdhja e tonelatave të ujit për t'i ftohur reaktorët.

Përfaqësuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Graham Endrju, ka folur për zhvillimet e fundit në impiantin në veri të Tokios:

“Situata në centarlin bërthamor Fukushima Daiçi vazhdon të mbetet serioze, por nuk ka pasur ndonjë përkeqësim të madh që nga publikimi i informacioneve tona të fundit”, tha ai.

Bilanci zyrtar i të vdekurve dhe të zhdukurve nga fatkeqësia e 11 marsit ka shkuar në 16,600.
XS
SM
MD
LG