Ndërlidhjet

Trazirat përfshijnë Sirinë, tre të vdekur


Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën tre persona, në përleshjet e para të dhunshme që kanë përfshirë Sirinë, që nga shpërthimi i kryengritjeve popullore në botën arabe.

Protestuesit kërkojnë liri politike dhe fund të korrupsionit në vend, i cili udhëhiqet nga Partia Baath e presidentit al-Asad për afro një shekull.

Organizata Human Rights Watch ka thënë se autoritetet siriane ishin ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut më 2010, me burgosjen dhe torturimin e kundërshtarëve të regjimit si dhe me shtypjen e dhunshme të kurdëve etnikë.
XS
SM
MD
LG