Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Të ndalojë dhuna në Jemen


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje autoriteteve të Jemenit të negociojnë për zgjidhje të krizës që ka përfshirë vendin.

“Mesazhi ynë mbetet i njëjtë: dhuna duhet të ndalojë, negociatat duhet të ndiqen, në mënyrë që të arrihet zgjidhja politike”, ka thënë Klinton.

Komentet e saj vijnë pas raporteve që flasin për 30 të vdekur dhe mbi 100 të plagusur në përleshjet e sotme ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të rendit.

Presidenti Ali Abdullah Saleh ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Jemen.
XS
SM
MD
LG