Ndërlidhjet

Të tërhiqet fletë-arresti(!)


Zyrtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, kanë përsëritur të hënën se çështja për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj është ende duke u diskutuar.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarët e këtij misioni nga zyra për informim, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se “çështja e imunitetit ende është duke u qartësuar”.

“EULEX-i mund të konfirmojë se ka një urdhër-arrest për zotin Fatmir Limaj, i cili urdhër nuk është ekzekutuar për shkak se zoti Limaj ka imunitet”.


Megjithatë, në deklaratën e EULEX-it thuhet se, “çështja e imunitetit nuk e ndalon ndjekjen penale si dhe hetimet, të cilat janë duke vazhduar”.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasnqi, ka thënë se prokurorët e EULEX-it duhet ta tërheqin fletë-arrestin për deputetin Limaj, pasi që, sipas tij, ai fletë-arrest është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Jakup Krasniqi

“Realisht, fletë-arresti duhet të tërhiqet, se ai bie në kundërshtim edhe me Kushtetutën, edhe me ligjet. Ndërsa, sa i takon imunitetit, deputeti ka imunitet që të mos arrestohet dhe të ndalet, po deputeti nuk ka imunitet për t’u zhvilluar procedurë hetimore ndaj tij”
, ka thënë Krasnqi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe avokati mbrojtës i deputetit Limaj, Tomë Gashi, ka pohuar se tashmë vetë ky mision e ka kuptuar se ka lëshuar një fletë-arrest në mënyrë jo ligjore.

Zoti Gashi ka thënë se konsideron që ky rast, më së miri do të zgjidhej sikur EULEX-i, ta tërhiqte fletë-arrestin.
Juridikisht besoj që çështja më së miri zgjidhet nëse EULEX-i e tërheq fletë-arrestin dhe pastaj, procedura vazhdon në mënyrë normale.


“Juridikisht besoj që çështja më së miri zgjidhet nëse EULEX-i e tërheq fletë-arrestin dhe pastaj, procedura vazhdon në mënyrë normale. Imuniteti i deputeti Limaj nuk parandalon EULEX-in dhe asnjë mision tjetër të zbatuesve të ligjit që ta hetojnë rastin, të cilin e kanë hapur, të themi ashtu, por e parandalon arrestimin dhe ndaljen e tij”
, ka vlerësuar Gashi.

Avokati Gashi ka shprehur mendimin se misioni i EULEX-it, nuk do të rrijë në një vend rreth kësaj çështjeje, por, sipas tij, ata duhet t’i respektojnë edhe ligjet e vendit.

“Nëse tërhiqet fletë-arresti, i cili është ende aktual, atëherë edhe nëse ndodhë ndonjë akuzë pas përfundimit të hetimeve, detyrimisht Kuvendi i Kosovës do të vendosë lidhur me imunitetin e zotit Limaj. Por, deri atëherë, nuk do të ketë kurrfarë arsye ligjore që të merren me këtë çështje juridike”
, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se çështja e imunitetit të deputetit Limaj, nuk ka shkuar në Kuvendin e Kosovës dhe as që do të shkojë, pasi që, sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë ashtu siç e ka paramenduar dikush nga zyrtarët e EULEX-it.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që ta dorëzojë imunitetin, në mënyrë që t’i shërbejë drejtësisë.

Limaj një deklaratë të tillë e ka dhënë një ditë pasi që ndaj tij dhe disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, EULEX-i kishte lëshuar fletë-arreste nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në fshatin Kleçkë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Shtetit javën e kaluar ka vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale, për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.
XS
SM
MD
LG