Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Zbulohet grupi që dyshohet për vepra terroriste


Policia çeke ka njoftuar sot se ka zbuluar një grup që dyshohet për terrorizëm që ndihmonte në përgatitjen e veprimeve terroriste në Kaukazin verior. Grupi prej tetë personave dhe një gruaje akuzohen se janë anëtarë të grupit radikal islamik me bazë në Dagestan, Xhamat Shariat.

Kjo celulë që dyshohet për vepra terroriste kishte ndryshuar bazën e saj nga Berlini për në Pragë sipas policisë së Çekisë. Ata janë akuzuar se kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë organizuar armatim e eksplozivë që më pas janë përdorur për sulme në Kaukazin verior.

Shtatë të dyshuar janë arrestuar në Republikën Çeke ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në Gjermani. Në mesin e të arrestuarëve përfshihen edhe nënshtetas të Bullgarisë dhe persona nga Kaukazi verior.

Në një aksion tjetër, policia çeke e ka bastisur apartamentin e një çeçeni 31 vjeçar në një rajon të Çekisë ndërsa kanë arritur të gjejnë armatim dhe municion.
XS
SM
MD
LG