Ndërlidhjet

Shqipëri: Në mesditë, pjesëmarrja në votime arrin gati 22%


Nga të dhënat që janë bërë të ditura nga Komisioni Qëndror Zgjedhor, deri në mesditë, në zgjedhjet lokale të Shqipërisë kanë marë pjesë pothuajse 22 % e votuesve.

Ndërkaq sa iu përket problemeve të shfaqura gjatë ditës së sotme, Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Arben Ristani, ka treguar për tetë qendra votimit në tërë Shqipërinë që sipas tij vazhdojnë të mos jenë të hapura.

Një zyrtar tjetër i KQZ-së ka sqaruar për gazetarët se në shkallë vendi nuk janë shënuar të tjera incidente të rënda që do të prishnin imazhin e procesit zgjedhor.
XS
SM
MD
LG