Ndërlidhjet

Armata e Sirisë i vazhdon aksionet kundër protestuesve



Më shumë se 750 njerëz janë vrarë në Siri që nga mesi i marsit kur filluan demonstratat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Aasad, njoftoi organizata Kombëtare për të drejtat e njeriut në Siri.

Kreu i organizatës Amar Kurabi tha sot se ai ka listën me 757 emrat e njerëzve, ditëlindjet arsyet e vdekjes dhe vendin ku janë vrarë.

Kurabi tha se disa mijëra njerëz janë arrestuar në dy muajt e fundit, ndërsa 9.000 syresh ende ndodhen në paraburgim.

Forcat e sigurisë edhe sot i kanë vazhduar operacionet kundër demonstrantëve në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG