Ndërlidhjet

Obama kërkon zgjatjen e mandatit të Drejtorit të FBI-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka propozuar sot shtyrjen edhe për dy vjet të tjera të mandatit dhjetë vjeçar të Drejtorit të FBI-së, Robert Myller, duke thënë se vazhdimi ështe shumë më rëndësi për ndalimin e sulmeve terroriste.

Mandati i drejtorëve të FBI-së është i kufizuar në dhjetë vjet ndërsa emërimi i tyre duhet të konfirmohet nga Senati.

Myller ishte emëruar nga ish Presidenti, Xhorxh Bush, në vitin 2001, ndërsa mandati i tij kishte filluar më 4 shtator, një javë para sulmeve të 11 shtatorit.

Obama, përmes një deklarate, ka thënë se Myller, “ka treguar lidership të jashtëzakonshëm dhe efektiv në kapacitetin e tij, si dhe e ka transformuar FBI-në në një agjenci të shquar kundër terrorizmit”.

Obama e dëshiron stabilitetin dhe lidershipin e Myllerit në FBI, në veçanti që prej kohës kur Presidenti ka njoftuar për ndryshimet në krye të CIA-s dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Obama do t’i kërkojë Kongresit për zgjatjen e mandatit edhe për dy vjet, një gjë kjo që do të aplikohet vetëm për Myllerin.
XS
SM
MD
LG