Ndërlidhjet

Kërkohet urdhër arresti për tre zyrtarë të lartë libian


Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno Okampo, ka thënë se ai do të kërkojë urdhër arresti kundër tre zyrtarëve të lartë të Libisë për vrasje dhe persekutim.

Në një deklaratë dërguar mediave, thuhet se tre të dyshuarit “duket të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për krime kundër njerëzimit” që janë bërë në Libi që prej nisjes së protestave kundër regjimit të Muamer Gadafit në mesin e muajit shkurt.

Moreno Okampo nuk i ka bërë të ditur emrat e të dyshuarve.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, para dy ditëve i ka nisur hetimet formale. Deklarata e sotme thotë se vendimi i gjykatës do të tregojë nëse pranohet kërkesa e prokurorisë, ta hedhë poshtë atë apo të kërkojë informata shtesë.
XS
SM
MD
LG