Ndërlidhjet

Anulohen rezultatet e Green Card-es për vitin 2012


Administrata e Presidentit amerikan, Barak Obama, ka njoftuar se rezultatet e lotarisë së “Green Card-es” për vitin 2012 do të anulohen ndërsa lotaria do të përsëritet për shkak të një gabimi kompjuterik. Lajmi është bërë publik megjithëse tashmë mijëra persona e kanë marrë informatën se kanë fituar nga programi special i vizave për SHBA-të, ka raportuar Radio Kombëtare amerikane, NPR.

Për lotarinë e vitit 2012 kanë aplikuar 15 milionë njerëz nga e gjithë bota me shpresën se do jenë një nga 50 mijë fituesit e mundshëm.

Rezultatet e tërheqjes së re, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, do të bëhen të ditura në mes të muajit korrik.
XS
SM
MD
LG