Ndërlidhjet

Rinis numërimi në njësinë numër 5, Basha në avantazh


Me disa orë vonesë, numërimi i tetë kutive të fundit me vota të Tiranës ka nisur në njësinë numër 5, që është edhe definitive për të kuptuar se kush do jetë kryetari i ardhshëm i Tiranës.

Deri më tash, nga votat e numërua nga 477 kuti, prej 485 sa ka në tërësi, kandidati demokrat, Lulzim Basha vazhdojn të jetë në avantazh me 571 vota më shumë se kryetari aktual i Tiranës, kryesocialisti, Edi Rama.

Në rang vendi, koalicioni i socialistëve, Aleanca për të Ardhmen, ka fituar 37 bashki ndërsa koalicioni i të djathtëve, Aleanca për Qytetarin, ka fituar 28 bashki.
XS
SM
MD
LG