Ndërlidhjet

Irani i kërcënohet perëndimit me drogë


Një zyrtar i lartë iranian është kërcënuar se do të lejojë kalimin e drogës përmes territorit të saj për të shkuar drejt Evropës nëse perëndimi nuk ndalon kritikat për të dhënat rreth të drejtave të njeriut në shtetin islamik.

Mohamad Xhavad Larijani, udhëheqësi i Këshillit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Iran, gjithashtu i ka mbrojtur të dhënat rreth luftës kundër trafikimit të drogës, duke thënë se 74 % e ekzekutimeve në Iran kanë të bëjnë me dënimet që jepen për drogën.

Komentet e Larijanit janë postuar në faqen e internetit të gjyqësisë iraniane.

Territori iranian përbënë rrugën kryesore të kalimit të drogës në mes të Afganistanit dhe Evropës ndërsa autoritetet rregullisht konfiskojnë sasi të mëdha të drogës nga trafikantë, kryesisht opium dhe heroin.
XS
SM
MD
LG