Ndërlidhjet

Tirana ende pa fitues zyrtar


Në Tiranë janë numëruar të gjitha fletëvotimet nga 485 kuti të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa gara gjatë tërë kohës ishte e ngushtë mes dy kandidatëve, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe Edi Rama nga Partia Socialiste.

Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk e ka publikuar rezultatin përfundimtar se kush është fitues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkaq ka paralajmëruar se nesër në orën 10 do të mbajë mbledhje.

Udhëheqësi i socialistëve, Edi Rama, është paraqitur para mediave duke e quajtur vetën fitues, pasi, siç ka thënë ai, ka marrë 10 vota më shumë se sa kundërkandidati Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në anën tjetër u ka bërë thirrje të gjithë atyre që po festojnë rrugëve të Tiranës për qetësi dhe të presin rezultatin e KQZ-së.
XS
SM
MD
LG