Ndërlidhjet

Ahmedinexhad: Nuk jam në konflikt me liderin suprem


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, ka hedhur poshtë spekulimet se ai ka qëndrime të ndryshme nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenej.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, Ahmedinexhad, nuk e ka përmendur fare burimin e këtyre spekulimeve, suspendimin e shefit të Shërbimit të Inteligjencës iraniane, Hejdar Moslehi, një vendim që Khamenej i vuri veto dhe e kthej mbrapsht.

Ai tha se lideri suprem për të “është si baba”. Që prej revolucionit të vitit 1979, Irani është udhëhequr nga sistemi, Vali Fakih, përmes së cilit, një klerik i nivelit të ajatollahut, sipas kushtetutës, e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet e shtetit dhe mund t’i vendos veto bile edhe vendimeve të Presidentit.
XS
SM
MD
LG