Ndërlidhjet

Dinosha: Mbështetëm paradën e homoseksualëve


Ministri malazez për të drejtat e pakicave, Ferhat Dinosha, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi është e gatshme që të mbajë paradën e pjesëtarëve të komunitetit homoseksual në Podgoricë, e cila është paraparë të mbahet më 31 maj.

“Qeveria ka qenë e gatshmë që të ofrojë tërë logjistikën për paradën”, ka thënë Dinosha për mediat malazeze.

Ai ka thënë se qeveria do të vazhdojë të krijojë ambient të tolerancës për homoseksualët, apo si njihet ndryshe, për komunitetin LGBT.

Organizatorët e “paradës së krenarisë”, kanë thënë se manifestimi u shty për shkak të përkrahjes së pamjaftueshme të Qeverisë së Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG