Ndërlidhjet

SHBA dhe BE planifikojnë masa tjera ndaj Sirisë


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të ndërmarrin hapa tjerë kundër Sirisë si reagim ndaj aksionit që ajo ndërmori kundër protestave pro demokratike.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton bëri këtë njoftim pas bisedimeve me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

BE dhe SHBA tashmë kanë vendosur sanksione mbi një numër të zyrtarëve të lartë të Srisë, por jo mbi presidentin Bashar al-Assad.

Besohet se rreth 700 civilë kanë vdekur gjatë protestave dy mujore.

Të martën tanket siriane lëvizën në qytetin jugor të Hauran Pleinit.
XS
SM
MD
LG