Ndërlidhjet

SHBA-të lehtësojnë lëvizjen e studentëve iranian


Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se po lehtëson restriksionet për viza për studentët e Iranit, dhe se të njejtit po i fut në listën e atyre që mund të aplikojnë për vizë shumë hyrëse, valide deri në dy vjet.

Studentët iranian më parë mund të merrnin vizë amerikane vetëm me një hyrje, valide deri në tre muaj.

Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve të Administratës Obama që t’i afrohet popullatës iraniane.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një video të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, si dhe në faqen e “You Tube”, ku video kishte përkthimin në gjuhën Farsi.

Klinton ka shtuar se SHBA-të, do të përkrahin aspiratat e popullit dhe të drejtat e popullit iranian dhe se do “të shikojë për mënyra të reja që të nxisë më shumë mundësi për ndryshime të vërteta në Iran”.
XS
SM
MD
LG