Ndërlidhjet

13 viktima nga sulmet e sotme në Irak


Zyrtarët e Irakut thonë se një seri sulmesh me bomba në zonën e Bagdadit kanë lënë 13 persona të vrarë dhe mbi dhjetëa të lënduar.

Një sulmues vetvrasës ka vrarë së paku shtatë persona, shumica e të cilëve ishin policë, në një qytezë rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit, derisa një valë e bombave në lagjet juglindore të Bagdadit, kanë marrë jetën e gjashtë personave.

Nuk ka pasur asnjë organizatë që deri më tash i ka marrë përsipër sulmet, vetëm pak ditë pas sulmeve të mëdha në Kirkuk që morrën jetën e 27 personave.
XS
SM
MD
LG