Ndërlidhjet

Beogradi të shqyrtojë edhe ndarjen e Serbisë


Preshevë
Preshevë
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se Serbia, në rast të ndarjes së Kosovës, duhet të bëhet gati për kërkesën e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që t’i bashkohen Kosovës.

“Zyrtarët e lartë të shtetit bëjnë thirrje për pragmatizëm kur bëhet fjalë për ndarjen e Kosovës. Por, nëse ata dëshirojnë të jenë 100 për qind pragmatikë, duhet të mendojnë edhe për ndarjen e Serbisë, sepse kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në mënyrë automatike, do të jetë qe t’i bashkohen Kosovës”, tha Mustafa për mediat serbe.

Mustafa, që është edhe lider i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, tha se kërkesa për t’iu bashkuar Kosovës daton që nga janari i 2006-ës.

Ai tha se nuk dihet qëndrimi i Prishtinës në lidhje me shkëmbimin e terrritoreve, por shtoi se kjo nuk nënkupton që në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të mos shkohet deri te pika, ku do të diskutohet për ndarjen e territoreve, në mënyrë që përgjithnjë të zgjidhet problemi mes shqiptarëve dhe serbëve. (a.i.)
XS
SM
MD
LG