Ndërlidhjet

Islandë: Retë e hirit kërcënojnë anulimin e fluturimeve


Shpërthimi njërit nga vullkanët më aktivë të Islandës ka mbyllur aeroportin kryesor dhe ka po kërcënon të shkaktojë anulime të fluturimeve tjera në Evropë.

Vullkani Grimsvotn shpërtheu të shtunën, duke shkaktuar re hiri si dhe detyroi Danimarkën të mbyllë pjesë të hapësirës ajrore të saj mbi Grenlandë.

BE-ja tha se retë e hirit mund të hyjnë edhe në hapësirën ajrore britanike dhe irlandeze.

Ekspertët megjithatë, thonë se ka pak mundësi që të përsëritet kaosi gjashtë ditor ajror i vitit të kaluar, i shkaktuar nga një tjetër vullkan islandez.
XS
SM
MD
LG