Ndërlidhjet

KQZ shpall fitues Bashën


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë ka miratuar me shumicë votash tabelën përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës, e cila nxjerr Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Zoti Basha, kandidat i Aleancës për Qytetarin, ka fituar 81 vota më shumë se kundër-kandidati i tij nga radhët e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

Në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesit socialistë kanë shprehur kundërshtimet e tyre të ashpra ndaj këtij rezultati, duke e cilësuar vendimin e Komisionit për të numëruar fletëvotimet e kontestuara, si të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG