Ndërlidhjet

KE jep 25 milionë euro pë Pallatin e Drejtësisë


Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dy kontrata pune lidhur me kompleksin e Pallatit të Drejtësisë, që do të ndërtohet në lagjen Prishtina e Re, në Hajvali.

Në një komunikatë pë media të Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, thuhet se Kjartan Bjornson, shef i Operacioneve në Zyrës Ndërlidhëse të KE ka thënë se projekti i financuar nga KE, ka për qëllim që të vë nën të njëjtën çati të gjitha institucionet e drejtësisë.

“Komisioni Evropian ka premtuar mbi 25 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Infrastruktura e re do të lejojë që institucionet kryesore të drejtësisë, duke përfshirë edhe ato që janë të shpërndara në të gjithë Prishtinën, të vendosen nën të njëjtën çati. Kjo do të përmirësojë sundimin e ligjit në aspektin cilësor dhe sasior, dhe në këtë mënyrë do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Komisioni Evropian ka kënaqësinë të ndihmojë në përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian “, ka thënë Bjornson.

Ndërsa, zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi citohet të ketë thënë se përveç ligjeve e gjykatësve të mirë, për një sundim ligji duhet edhe ambienti.

“Në këtë drejtim, Pallati I Drejtësisë është një parakusht për funksionim më të mirë të sistemit ligjor në Kosovë dhe përfaqëson identitetin dhe krenarinë e këtij sistemi, për këtë ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian dhe presim të realizohen gjykime të drejta dhe do të ndërtohet një sistem i standardeve Evropian, përmes së cilit kredibiliteti i ligjit dhe drejtësisë do të rritet”, ka thënë Kuçi.
XS
SM
MD
LG