Ndërlidhjet

Pejë: EULEX konfiskon armë zjarri


Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it, ka bastisur gjatë ditës së sotme dhjetë shtëpi në rajonin e Pejës, në vendbanimet e nëntë personave që dyshohen të jenë të përfshirë në një krim të rëndë.

Në një komunikatë për mediat, EULEX njofton se nga bastisja, ”policia konfiskoi 4 kg të një pluhuri të dyshimtë me ngjyrë të bardhë, 50 telefona celularë, disa armë zjarri përfshirë katër kallashnikovë, municion dhe disa granata dore”.

Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi afatgjatë të prokurorit të EULEX-it, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG