Ndërlidhjet

Evropianët: Gati rezoluta që e dënon dhunën në Siri


Vendet evropiane e kanë hartuar një rezolutë për OKB-në që e dënon shtypjen e protestave paqësore në Siri.

Agjencitë perëndimore të lajmeve kanë cituar diplomatë të OKB-së, duke thënë se Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia, ua kanë dërguar draft-tekstin të gjitë anëtarëve të tjerë në Këshillin 15 anëtarësh të OKB-së.

Muajin e kaluar, evropianët, të mbështetur nga SHBA-të, kanë bërë përpjekje që të arrijnë pajtimin e Këshillit për një deklaratë që e dënon dhunën në Siri.

Rusia e ka kundërshtuar atë, derisa Kina dhe India kanë bërë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, pa e përmendur dënimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG