Ndërlidhjet

Qavoshoglu: Lajm i mrekullueshëm, kapja Mlladiqit


Një lajm të mrekullueshëm e ka quajtur Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Qavoshoglu, arrestimin e Ratko Mlladiqit.

Përmes një komunikate që i është dërguar mediave, Qavoshoglu e vlerëson informatën që është bërë e ditur nga autoritetet serbe është “një lajm i mrekullueshëm për të ardhmen e Serbisë, për ligjin dhe drejtësinë dhe luftën kundër mos-ndëshkimit”.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka inkurajuar autoritetet e Serbisë “që të mos kursejnë përpjekjet për arrestimin edhe të akuzuarit tjetër, Goran Hagjiq, ish lideri i serbëve të Kroacisë, dhe dërgimin e tij në Tribunalin e Hagës”.
XS
SM
MD
LG