Ndërlidhjet

Serbia rrit masat e sigurisë


Drejtori i policisë serbe, Millorad Veloviq, paralajmëroi “rritje të dukshme” të masave të sigurisë në Beograd dhe qytete të tjera, për shkak të arrestimit të Ratko Mlladiqit.

“Masat ndërlidhen me mbrojtjen e përfaqësive diplomatike e konsullore si dhe të gjitha misioneve të huaja në vend”, tha Veloviq për mediat serbe.

Të njëjtat burime raportojnë për forca të shtuara të sigurisë para Kuvendit të Serbisë, Radiotelevizionit serb dhe ndërtesës së Presidencës.
XS
SM
MD
LG