Ministri i forcës së sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Serbia po bëhet “pengesë e bashkëpunimit rajonal, ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se po i ngadalëson përpjekjet për krijimin e paqes dhe sigurisë në rajon”.
Mëtutje, ministri Çeku, theksoi se nuk ishte në rregull që ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, javën e kaluar, nuk mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të “Kartës së Adriatikut”.
“Serbia gjithnjë veten e vë në anën e problemit”, tha Agim Çeku, në intervistën për një kanal televiziv në Podgoricë.
Ai vlerësoi se “ka kaluar koha e konflikteve në rajon” dhe se “nuk ka ide për Shqipërinë e Madhe, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim me cilindo shtet tjetër”.