Ndërlidhjet

RIINVEST: Shqetësim për qëndrueshmëri financiare të Kosovës



Instituti Rinvest në Prishtinë ka shprehur shqetësim për qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën ekonimike të Kosovës, pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për ridizajnimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Nëpërmjet një komunikate për media, Riinvesti thotë se humbja e asistencës financiare për vitin 2011, do të krijoj nevojën e financimit të deficitit nga bilanci bankar i mbledhur nëpër vite, duke e bërë kështu Kosovën vend jolikuid në përmbushjen e obligimeve financiare në periudhën afatmesme.

Instituti Riinvest kërkon nga institucionet shtetërore që t’i shqyrtojnë problemet e krijuara dhe mbi këtë bazë ta ndërtojnë një konsensus.
XS
SM
MD
LG