Ndërlidhjet

Protesta e Tiananmenit kujtohet vetëm në Hong Kong


Hong Kongu sot shënon shtypjen e përgjakshme të protestave për demokraci në Pekin, të cilat u mbajtën në vitin 1989. Grupet pro-demokracisë shpresojnë që të mbledhin 150 mijë njerëz në marshimin vjetor që mbahet në parkun Viktoria, dhe që është i vetmi komemoracion në tokën kineze në kujtim të 22 vjetorit të shtypjes së protestës në sheshin Tiananmen.

Qindra, ndoshta mijëra, besohet se kanë vdekur kur qeveria nxori tanket dhe ushtarët që të spastrojnë sheshin në fjalë natën mes 3 dhe 4 qershorit më 1989, duke i dhënë kështu fund të dhunshëm protestave gjashtë javore për demokraci.

Hong Kongu, një ish koloni britanike, i është rikthyer udhëheqjes kineze në vitin 1997, mirëpo vazhdon ta mbajë një autonomi gjysmake rreth të drejtave të lirisë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për të protestuar, e drejtë kjo që mungon në Kinë.
XS
SM
MD
LG