Ndërlidhjet

Irak: Ministria e naftës me 2 marrëveshje të rëndësishme


Iraku sot ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për gazin më Turqinë, Kuvajtin dhe Korenë Jugore. Kontrata që e ka për qëllim zhvillimin e fushës së Mansurisë, në lindjen e Irakut, fushë kjo që ka 4.6 trilion kubik gaz, i ka shkuar konsorciumit turk, TPAO që për partner e ka korporatën e gazit të Koresë së Veriut dhe Kompaninë shtetërore të Energjisë të Kuvajtit.

Marrëveshja tjetër i jep mundësinë konsorciumit të njejtë që të zhvillojë fushën e madhe të gazit në jugun e Irakut, fushë kjo që ka 1.1 trilion kubik gaz.

Ministri i naftës, Abdulkarim al Luajbi, sot e ka lavdëruar nënshkrimin e ketyre marrëveshjeve, duke i quajtur “një fillim i ri për industrinë e naftës”.

Iraku konsiderohet një nga katër vendet e botës me më së shumti rezerva të gazit të papërpunuar, mirëpo problemet me infrastrukturën dhe reduktimet e energjisë elektrike e kanë penguar zhvillimin e sektorit të naftës që prej vitit 2003 kur vendi u pushtua nga forcat ndërkombëtare në krye të të cilëve janë forcat amerikane.
XS
SM
MD
LG